Përgjigja që nuk e prisnim, me këtë veshje, meshkujt duan të na shohin duke fjetur

schedule18:50 - 3 Mars, 2022

schedule 18:50 - 3 Mars, 2022

Mendimi që na pushton sa herë do të flemë me të se cilat pizhame të zgjedhim është një e vërtetë e madhe e këtij momenti të veçantë.

Ne duam të dukemi seksi, por nga ana tjetër kërkojmë të ruajmë ëmbëlsinë, duke vënë sigurisht rehatinë në plan të dytë.

E megjithatë, kur pyetemi se cila është zgjedhja ideale për të kombinuar këto dy karakteristika, megjithëse fillimisht kemi vështirësi, të gjithë formojmë në mendjen tonë një model ideal me elementë specifikë që janë të thirrur të na nxjerrin nga pozicioni i vështirë.

Çfarëdo që keni menduar, harrojeni!

Një sondazh i ri i kryer ka nxjerrë fituesin, sipas preferencave të meshkujve. Edhe pse shumë e kanë shprehur dobësinë e tyre tek dantella dhe të brendshmet delikate, shumica e kanë dhënë votën e tyre pozitive për këtë veshje që nuk ju shkon në mendje.

Shumica pohuan se e shohin gruan tejet joshëse kur fle me bluzën e saj, e cila i rri mbi të si një fustan i madh. Me vështirësi në shpjegim, kombinimi i imazhit të rehatshëm vajzëror fiton çdo zgjedhje tjetër, por edhe zemrën e saj.

Tani rehatia është në anën tonë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!