Një sërë analistësh paralajmërojnë se nëse do të arrinte që te merrte portin e Odesës, Rusia do të kishte një ndikim shumë të madh në ekonominë e Ukrainës. Sipas informacioneve të bëra të ditura nga vetë ushtria ukrainase, luftanijet ruse janë në drejtim të qytetit portual.
Sipas ekspertëve, Rusia mund të përpiqet që ta marrë portin në mënyrë që të shkëpusë Ukrainën nga Deti i Zi.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore ndërsa tregonte në janar një hartë për të nxjerrë në pah planin e mundshëm të betejës të Presidentit Putin, paralajmëroi se marrja e qytetit do të ishte një “fitore e madhe strategjike” për Rusinë dhe një humbje e madhe për Ukrainën.
Sipas forcave të armatosura ukrainase, njësija e zbarkimit të Flotës së Detit të Zi të Rusisë, e përbërë nga katër anije të mëdha zbarkimi të shoqëruara nga tre anije raketash, janë në drejtim të Odesës.
“Odessa është çmimi i madh”, sipas Barrons, ish-komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta.
“Do të shihni, bazuar në suksesin në Kherson, se forcat ruse që janë në bregdet tani do të priren të lëviznin më në perëndim dhe është plotësisht e mundshme që më pas të bënin një ulje diku rreth Odesës.”
Odessa, qyteti i tretë më i madh në Ukrainë, është një vendpushim popullor turistik dhe është një qytet strategjikisht i rëndësishëm. Po ashtu, Odessa ka një rëndësi të madhe për Ukrainën pasi bëhet edhe eksportimi i mallrave bujqësore, mineralit të hekurit dhe titanit. /abcnews.al/