Disa ditë më parë, modelja me famë botërore, Kendall Jenner, postoi në “Instastory” një video prekëse, ku dy ushtarë ukrainas shiheshin duke u përshëndetur me partneret e tyre. Ndërkohë, që në sfond dëgjohej kënga e artistit shqiptar, Ylli Limani.
LEXO EDHE: Kendall Jenner shpërndan këngën e Ylli Limanit, arsyeja do t’ju prek zemrat
Lidhur me këtë video ka reaguar vetë Ylli, i cili i ftuar në “Pardon my French”, ka deklaruar se këngën “Vonë” është menduar disa herë ta pastoj ose jo dhe në fund bëri veprimin e duhur. Ai madje zbuloi se kjo këngë ka plot 4 vite që është punuar.
“Jam menduar disa orë a ta postoj apo jo se më dukej që fitova pikë prej një situate të tillë. Kur e pashë këngën ‘Vonë’ që u shpërnda në gjithë botën. Kjo është këngë që ka lindur para 4 viteve”, u shpreh Ylli.
Kujtojmë që Limani është një nga këngëtarët më të dashur nga publiku shqiptar, veçanërisht nga vajzat, të cilat e adhurojnë pafund./abcnews.al