Ukrainasit rimarrin qytetin kyç për mbrojtjen e Kievit: I shporrëm rusët

schedule12:35 - 3 Mars, 2022

schedule 12:35 - 3 Mars, 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi pak më parë se kanë kaluar në sulm ndaj rusëve në disa qytete të vendit me qëllim largimin e forcave pushtuese. Më herët, rusët deklaruan se kishin marrë qytetin e parë të madh të Ukrainës, pikërisht Kherson duke i impotuar qytetarëve edhe rregullat e reja të jetesës atje.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

Lufta vijon e ashpër në frontin e jugut, ku rusët duket se kanë avancuar më shumë, ndërsa sipas inteligjencës amerikane dhe britanike kanë ngecur në very dhe lindje duke pësuar humbje të mëdha.

Madje, sipas ukrainasve rusët kanë humbur edhe kontrollin mbi qytetin Bucha, në veri-perëndim të Kievit, i cili konsiderohej edhe si pikë kyçe në ofensivën për marrjen e kryeqytetit.

Forcat ukrainase kanë ringritur flamurin e tyre në godinat qeveritare të qytetit duke theksuar se i kanë larguar tashmë rusët prej aty.

Ukrainasit deklarojnë se kanë vrarë 9 mijë rusë dhe kanë shkatërruar 917 tanke të tyre, ndërkohë që për herët të parë, rusët kanë reaguar zyrtarisht dje duke pranuar se kanë rreth 490 të vdekur dhe 2 mijë të plagosur. /abcnews.al