Disa policë në Tiranë të cilët kanë shkuar të kapin një hajdut pasi kishin gjetur vendndodhjen e tij kanë rrezikuar jetën.
Në rrugën “Nënë Tereza”, pranë një hoteli, shërbimet e policisë kanë ndjekur Elis Suçin të shpallur në kërkim për vjedhje kryer në bashkëpunim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësit”, kryer nga Komisariati i Policisë Kamëz. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Suçi, në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqet policia, ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë Kamëz, grupe të forcës së posaçme Shqiponjat dhe të Operacionales të DVP Tiranë po krehin zonën me qëllim kapjen e tij.
Informacioni i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi në kërkim E. S., kur ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit në kërkim që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
/abcnews.al