Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të enjte ndodhet në Dibër për të përmbyllur fushatën për kandidatin fitues për bashkinë në zgjedhjet e 6 marsit.
Kryedemokrati në fjalën e tij ku ka mbyllur fushatën për kandidatin e Dibrës, Luan Haka është ndalur edhe tek konflikti i dhunshëm i lindur së fundmi mes Rusisë dhe Ukrainës.
Basha në fjalën e tij është shprehur se lufta në Ukrainë dhe pasojat që do të ndihen edhe në vendin tonë, pasi sipas tij sulmi rus është kërcënim për mbarë botën, ndërsa shtoi se ka rrezik për destabilizim të rajonit.
“Jemi mbledhur sot për vendimin që do të merret të dielën, dhe pak kohë na ndajnë nga takimi i fundit por shumë gjëra kanë ndodhur. Dibra vërtet ka dekada që mbahet e izoluar pa infrastrukturë, por dibranët kurrë nuk kanë qenë të izoluar. Një nga ngjarjet dhe momentet më të rëndësishme është pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, një betejë kërcënuese për botën, një betejë që Dibra e di më mirë se askush që me një numër të vogël ushtarësh është gjendur përballë luftës dhe ja ka dalë që të mbrojë Dibrën.
Ngjarjen e Ukrainës së largët mund të destabilizojnë dhe rajonin me aleatin më të madh që dhe kënga e thotë shpesh se i ka lënë shapkat në brigjet e Drinit dhe të Lurës.
Është detyra jonë si PD që të qëndrojnë partnere e SHBA-së. Kjo situatë e krijuar me sulmin e Rusisë mbi Ukrainën do të ndikojë dhe në ekonominë tonë ku çmimi i karburantit është rritur. Unë i bëj thirrje qeverisë që të marrë masa, të ndalë pagesat për inceneratorët që vijon ti bëjë një ndër aferat më të mëdha korruptive.
Para të shqiptarëve plot 430 milionë euro që janë marrë nga qytetarët, çdo qeveri po shënjestron zonat më të nevojshme. Rinia dibrane nuk duhet që të largohet por të qëndrojë dhe të votojë pro ndryshimit, për të shkuar për[ara dhe të mos qëndrojmë asnjë dit në vend. Me 6 mars Dibranët kanë mundësi që bashkinë e Dibrës ta rikthejnë në shërbimin e tyre”, ka thënë ai./abcnews.al

