Dhjetra vullnetarë nga Japonia i përgjigjen thirrjes së Zelenskit për të luftuar për Ukrainën

schedule15:02 - 2 Mars, 2022

schedule 15:02 - 2 Mars, 2022

70 burra japonezë, duke përfshirë 50 ish-anëtarë të Forcave Japoneze dhe dy veteranë të Legjionit Francez kanë aplikuar për t’u bashkuar në luftën e Ukrainës kundër pushtuesve rusë. Një zëdhënës i ambasadës ukrainase, tha se ishte telefonuar nga persona që kërkonin të  luftonin për Ukrainën por nuk dha detaje të mëtejshme.

Keiichi Kurogi, 39 vjeç, i cili është një punonjës zyre, shprehu dëshirën për tju bashkuar forcave të Ukrainës.

“Kur pashë foto të burrave dhe grave të moshuara në Ukrainë që morën armët dhe u nisën për të luftuar, ndjeva se duhej të shkoja me ta”, tha Kurogi.

Ambasada refuzoi ofertën e Kurogit për të luftuar, duke i thënë se i mungonte përvoja e nevojshme ushtarake.

Sipas Ukrinform, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina po krijon një Legjion Ndërkombëtar për Ukrainën të përbërë nga të huaj që duan t’i bashkohen luftës ndaj rusëve dhe të mbrojnë sigurinë botërore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!