Middlesbrough makthi i të mëdhenjve, eliminon edhe Tottenham nga FA Cup

schedule23:28 - 1 Mars, 2022

schedule 23:28 - 1 Mars, 2022

Middlesbrough ka befasuar skuadrën e Tottenham me rezultatin 1-0 dhe është kualifikuar në çerekfinalet e FA Cup, pasi turin e shkuar me penallti kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Manchester United.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim pa gola dhe skuadra që kualifikohej duhet të vendosej nga shtesat. 15 minutat e para nuk sollën asnjë gol.

Middlesbrough befasoi në shtesën e dytë, duke e ndëshkuar skuadrën e Tottenham në minutën e 107-të me anë të Coburn. Ky gol kishte vlerën e kualifikimit.

Pas Manchester City, skuadra tjetër që kaloi në çerekfinalet e FA Cup është Crystal Palace, që ka mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Stoke City.

Kouyate shënoi golin e parë, por miqtë për pesë minuta barazuan me Tymon. Golin e fitores dhe të kualifikimit e realizoi Riedewald. / abcnews.al