Vetëdorëzohet në polici efektivi që vrau Jurgen Dukën për radhën në supermarket

schedule20:27 - 1 Mars, 2022

schedule 20:27 - 1 Mars, 2022

Është vetëdorëzuar në komisariatin nr.2 në Tiranë, ish-efektivi i polici Arbër Sula. I akuzuar për vrasjen e shtetasit Jurgen Duka.

Sula ishte në arrati që prej 14 Dhjetorit të vitit të shkuar, ku pas një konflikti të çastit qëlloi me armën e shërbimit mbi sJurgen Dukën.

Shkak i krimit u bë një zënkë për radhën në një supermarket në rrugën ‘Irafan Tomini’ në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Vetëdorëzohet autori i dyshuar  i vrasjes së shtetasit J. D.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi A. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën  e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit),  shtetasin J. D., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!