Sportistët ukrainas regjistrohen për të luftuar ndaj Rusisë

schedule17:31 - 1 Mars, 2022

schedule 17:31 - 1 Mars, 2022

Tenisti ukrainas Sergiy Stakhovsky dhe boksieri Vasiliy Lomachenko janë regjistruar për të ndihmuar mbrojtjen e kombit të tyre kundër pushtimit rus.

Stakhovsky thotë se shpreson se nuk do të duhet të përdorë armën e tij, por ai e di se si ta përdorë atë dhe “Nëse do të më duhet, do e përdor”.

36-vjeçari u tërhoq nga tenisi pas Australian Open në janar dhe është kthyer në Kiev për të ndihmuar mbrojtjen e kombit të tij.

Lomachenko postoi një fotografi në llogarinë e tij në Facebook gjatë fundjavës, duke e treguar atë të veshur me një uniformë ushtarake me një armë në shpatull, duke thënë se ai ishte bashkuar me Forcën e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.

Kampioni i boksit të peshave të rënda Oleksandr Usyk gjithashtu mendohet të jetë regjistruar.

Usyk, i cili mundi Anthony Joshua të Britanisë në shtator, është larguar nga baza e tij në Londër për t’u kthyer në Ukrainë.

Kryetari aktual i Kievit, Vitali Klitschko, është gjithashtu një ish-kampion i boksit në peshat e rënda./ h.ll/abcnews.al