Mbi 600 mijë të larguar nga lufta, ku po shkojnë ukrainasit?

schedule17:12 - 1 Mars, 2022

schedule 17:12 - 1 Mars, 2022

Më shumë se 660,000 qytetarë janë larguar nga Ukraina, sipas OKB-së, por ky numër mund të rritet masivisht në rreth katër milionë, vlerëson BE.

Emigrantët po kalojnë kufijtë drejt vendeve fqinje në perëndim, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Moldavinë, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Polonia ka pranuar deri më tani mbi 377,000 refugjatë, sipas OKB-së. Qeveria polake thotë se 50,000 të tjerë po mbërrijnë çdo ditë.

Hungaria dhe Rumania po japin ndihma në para për ushqim dhe veshje. Sakaq, fëmijët po sistemohen në shkollat ​​lokale.

Nga ana tjetër, Republika Çeke ka aktivizuar një plan, i cili do të ndihmojë refugjatët të aplikojnë për një lloj të veçantë vize përmes një procedure të thjeshtuar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!