Konjufca: Kosova qëndron përkrah botës demokratike në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë

schedule16:39 - 1 Mars, 2022

schedule 16:39 - 1 Mars, 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në një komunikatë për medie thuhet se Konjufca vlerësoi bashkëpunimin dypalësh dhe kontributin e BE për progresin e arritur në implementimin e reformave legjislative të cilat i kontribuojnë procesit integrues dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.

Duke e dënuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, Konjufca u shpreh se Kosova qëndron përkrah BE-së, NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe mbarë botës demokratike, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Ai theksoi se Kosova është partner i besueshëm i BE-së, derisa shtoi se Serbia u rreshtua në anën e Putinit dhe me të njëjtën retorikë luftënxitëse vazhdon ta kërcënojë Kosovën.

Shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Szunyog shprehu mirënjohje për frymën bashkëpunuese dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta, si dhe konfirmoi mbështetjen për punën e Kuvendit dhe agjendën evropiane të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!