Rusët po vijnë me forca të shumta drejt Kievit, frikë dhe rezistencë në ditën e gjashtë të luftës

schedule12:21 - 1 Mars, 2022

schedule 12:21 - 1 Mars, 2022

Në ditën e parë të muajit mars, Ukraina është përfshirë nga moti i keq, me acar dhe rreshje të shumta bore, ndërkohë që vazhdon dita e gjashtë e luftimeve. Imazhet satelitore tregojnë një pamje më të qartë të përparimit të Rusisë drejt Kievit, shkruan BBC

Një autokolonë ushtarake rreth 64 km e gjatë, me tanke dhe forca të tjera, shihet duke lëvizur nga Rusia në drejtim të Kievit. Të gjithë mund t’i shohin këto imazhe satelitore, por janë vetëm forcat, ushtarët dhe civilët ukrainas, që mund të ndalojnë forcat ruse.

Ndërkohë rajoni i Khersonit në Ukrainën jugore është rrethuar nga forcat ruse. Ushtritë perëndimore vazhdojnë të dërgojnë armë dhe municione, por në fushën e luftës, Ukraina është e vetme.

“Ne do ta djegim autokolonën,” tha një gazetar ukrainas.

Shumica e qytetarëve janë strehuar në bodrume, në stacionet e metrosë dhe bunkere. Një 13 vjeçar, po shikonte sot videot në Tik-Tok të kryeministrit Boris Johnson, ndërsa dje ishte duke parë disa video të luftëtarëve çeçen, i frikësuar për shkak të reputacionit të tyre.

“Nuk kemi fjetur mbrëmë”, tha nëna e tij Liana. “Isha në telefon duke folur me të afërm dhe miq që ndodhen në disa qytete të tjera.

Një mikja ime, e cila u largua për në Poloni, tha se shtëpia e saj ishte e shkatërruar nga një raketë ruse.  Babai i Lianës është ende në shtëpinë e tyre, afër Çernobilit, një vend që tani është marrë në kontroll nga forcat ruse.

Ai arriti ti telefonte, për ti thënë që një raketë ishte përplasur në oborrin e shtëpisë së tyre por që fatmirësisht ishte mirë. Mes shumë qytetarëve të thjeshtë, i strehuar midis tyre është edhe biznesmeni australian Stephen Rimmer, i cili pavarësisht që mundohet të jetë i qetë, në fakt është shumë i shqetësuar.

Ai u përpoq të largohej në një tren për qytetarët turq por për shkak të kaosit të krijuar në stacion nuk mund të largohej. Askush nuk e kishte menduar se presidenti rus Putin do të arrinte deri këtu.

Dhe çdo ditë, që nga dita e parë e pushtimit, mosbesimi tashmë është kthyer në sfidë dhe frikë për qytetarët e Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!