Partizani ka një problem në prag të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Kukësit. Një prej mbrojtësve është dëmtuar ditën e djeshme.
Andi Hadroj ka dalë nga stërvitja. Anësori, i cili po preferohet në krahun e majtë, ka një dëmtim në kavilje.
Dueli kundër Kukësit është nesër dhe ai do të jetë në luftë me kohën për t’u rikuperuar. Nëse nuk ia del, trajneri Mehmeti duhet të shohë për ndonjë zgjidhje tjetër. / abcnews.al