Gazetari Enkel Demi ka komentuar situatën dramatike që po ndodh në Ukrainë nga forcat ushtarake ruse. Ai u ndal te telefonata që ka zhvilluar Milorad Dodik me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, ku ka kërkuar që të mos prishet Marrëveshja e Dejtonit. Nga studioja e emisionit “Abc-ja e mëngjesit”, gazetari ngre pikëpyetje rreth asaj që mund të ndodhë në Ballkan dhe sa e rrezikuar është Kosova.
“Në zhvillimet e djeshme një lajm ka qenë shumë i rëndësishëm për shqiptarët, për ballkanasit. Milorad Dodic, udhëheqësi serb në Bosnje, i cili prej disa muajsh është duke hedhur shkelma dhe po revokon një gjuhë të vjetër për prishjen e ekuilibrave politike dhe etnik në Bosnje, ka kërkuar që të mos shkelet marrëveshja e Dejtonit, e nënshkruar në SHBA mer Millosheviçin që rivendoste një ekuilibër etnik dhe politik të brishtë për një shtet të sajuar në Bosnje Hercvegovina.
Ai thotë se nuk duhet prishur marrëveshja e Dejtonit. Nëse ju kujtohet lufta në Ukrainë nisi me një pretendim rus që po shkelet marrëveshja e Minskut. Siç themi sot, është rezoluta 1244 dhe ajo e lë litarin jashtë, për herë të parë Republika Srpska nuk kërkon ndihmë nga Beogradi por drejtpërdrejt nga Moska. Nëse në këtë situatë kaotike, Moska hap një vatër zjarri dhe kësaj radhe jo në Ukrainë por në Ballkan atëherë ekuilibrat prishen dhe gurët e dominosë rrëzohen njëra pas tjetrës dhe shkojnë drejpërdrejt në Dardani.
Pastaj situata komplikohet, shqiptarët e kanë luftën afër. Nuk shpëtohet më me retorikë. Nuk do të thotë se ka më dashnorë të Ballkanit të Hapur dhe të Mbyllur, nuk ka më pikën e rëndësisë se çfarë kanë hartuar në tryezë udhëheqësit tanë por duhet të jepet një përgjigje ekzistenciale. Shqipëria, ky shtet i varfër, i korruptuar por për fat pjesë e NATO-s do të qëndrojë e papërfshirë nëse ka një episod të ngjashëm në Kosovë?
A do ta konsiderojë si jo pjesë integriteti të saj territorial? Nëse nuk e konsideron këtë sapo thamë por pjesë të veten çfarë ndodh me një vend të NATO-s? Këtu kemi pikëpyetje të mëdha. Ukraina nuk duhet të përfshihet në asnjë aleancë por dje Zelensky ka kërkuar hapjen e procedurave që të hynë në BE. Të gjithë përfshihen nga ndjenjat e romanticizmit menduan se do t’i përgjigjet.
Dje ka dalë dhe ka thënë se ka disa procedura, ka dhe vende të tjera që duan të anëtarësohen. Brukseli dje u kujtua për ekuilibrat e brendshëm. Pavarësisht nga deklaratat shpesh në situata lufte zëre se je vetëm. E njëjta gjë do të ndodhë dhe me Ballkanin nëse koka të nxehtë si Millorad nuk do të merren seriozisht.
Prandaj e mira është për Tiranën zyrtare që të jenë në sinkron me BE, NATO, SHBA sa i përket situatës në Ukrainë por të punojë seriozisht për atë që po ndodh në Ballkan nëse kemi një ministri të Jashtme dhe të Brendshme.“, tha gazetari. /abcnews.al