Kryeministri japonez Fumio Kishida tha të martën se vendet e G7 do të nxisin komunitetin ndërkombëtar të bashkohet kundër Rusisë

schedule04:47 - 1 Mars, 2022

schedule 04:47 - 1 Mars, 2022

“Është e rëndësishme që të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare t’i përgjigjen me vendosmëri akteve të Rusisë,” u tha Kishida gazetarëve në një konferencë shtypi pas një telefonate me liderët dhe aleatët e G7.

Kishida tha se vendet e G7 – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – dhe partnerët e tyre kishin rënë dakord gjithashtu të ndihmonin refugjatët ukrainas pas pushtimit rus të Ukrainës.

Si një kryeministër që vjen nga Hiroshima dhe përfaqëson një vend që kishte pësuar sulme bërthamore në të kaluarën, Kishida tha se çdo përdorim i forcës bërthamore është i papranueshëm raporton gazetari Emiko Jozuka i “CNN”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, SHBA hodhi dy bomba atomike në qytetet japoneze të Hiroshima dhe Nagasaki, duke vrarë rreth 116,000 njerëz në total në shpërthimet fillestare, sipas Departamentit të Energjisë të SHBA.

Kishida tha se presidenti i SHBA-së Joe Biden nisi bisedimet virtuale midis liderëve të G7, Polonisë, Rumanisë dhe NATO-s.  / abcnews.al