Një i moshuar humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, në dy aksidentet që ndodhën mesditën e kësaj të premteje në Durrës. Viktima u regjistrua në rrugën Sukth-Kullë. Një motor që drejtohej nga një 18 vjeçar e goditi 80-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital. Dhe vetë drejtuesi ndodhet në spital i plagosur.
Më herët një këmbësore është aksidentuar teska po kalonte rrugën. Ngjarja ndodhi pranë Stacionit të Trenit në Durrës. E dëmtuara rreth 25 vjeç ende e paidentifikuar ndodhet në spitalin e Durrësit, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e automjetit një 28-vjeçar banues në Durrës.
/abcnews.al