VIDEO/ Pica në formë tosti është trendi i ri në Tik Tok, Hailey Bieber ju tregon si ta përgatisni

schedule21:56 - 28 Shkurt, 2022

schedule 21:56 - 28 Shkurt, 2022

“Tik Tok” na prezanton me picën më të mirë të momentit.

Receta e re virale e lansuar nga video e Hailey Bieber ka mbledhur mbi 4 milionë shikime dhe është kthyer në trend. Buka e prerë përdoret këtu si bazë për pica. Për të parë se çfarë do t’ju duhet:

Përbërësit: bukë e prerë në feta, gjalpë, vaj (vaj ulliri dhe tartuf), djathë Burrata, domate (të prera në feta dhe të lyera në vaj ulliri), lëng limoni, kripë, salcë marinimi, parmixhano, rigon, piper.

Si ta përgatisni: Lyejeni bukën me gjalpë nga të dyja anët dhe e lyeni me pak vaj tartufi. Fërkoni fetat derisa të marrin ngjyrë të artë dhe sipër lyeni djathin Burrata ose çdo djathë që dëshironi. Sipër bukës me djathë vendosim një fetë domate dhe e pjekim në furrë në temperaturën 170 deri në 180 gradë, derisa djathi të shkrihet. Më pas shtoni pak parmixhan dhe vendoseni sërish në furrë për disa minuta. Ngrohim salcën, shtrojmë bukën dhe shtojmë edhe pak parmixhan. Shtoni piper, rigon dhe nëse dëshironi petë piper të kuq.

Shikoni videon me udhëzimet, e cila u bë virale:

@haileybieberHad to share my quick easy Pizza Toast ✨✨♬ GOOD VIBES – Ellen Once Again

/abcnews.al