Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 200 të infektuar dhe një viktimë nga Covid në Kosovë

schedule15:25 - 28 Shkurt, 2022

schedule 15:25 - 28 Shkurt, 2022

IKSHPK-ja ka publikuar raportin 24-orësh të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë COVID-19.

Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar gjithashtu 55 raste të reja pozitive me virus, ndërsa janë shëruar 235 qytetarë të infektuar. Aktualisht në Kosovë janë edhe 1 mijë e 877 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë:



28 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.812.751 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.367 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.581 testime, 55 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257.

Në total numri i rasteve aktive është 1.877.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!