Gjatë një kontrolli në burgun e Fierit është gjetur një thikë dhe një shtizë e përshtatur si mjet shpues.
Kontrolli është ushtruar në Forca Operacionale në IEVP Fier, në godinën B, ku kanë gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë.
Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, Nokia.
Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.
Materialet i kaluan specialistëve për hetime të mëtejshme.
/abcnews.al