Gianluigi Buffon nuk njeh moshë dhe as nuk ka ndërmend të ndalojë. Edhe pse është 44-vjeç, ish-gardiani i Juventusit ka arritur të rinovojë kontratën me Parmën, kontratë që do e mbajë aktiv në futboll portierin italian deri në moshë 46-vjeçare.
Portieri italian ka nënshkruar deri në vitin 2024 një marrëveshje të re prej 2 vitesh.
Buffon pas rinovimit portieri ka treguar se si erdhi ky vendim, ndërsa është shprehur shumë i lumtur që do të vazhdojë edhe për dy vite të jetë pjesë e futbollit të luajtur.
“Është një ditë e bukur. Ndodhi ajo që doja, presidenti, tifozët dhe shpresoj i gjithë qyteti. Nëse nuk do të besoja në atë që po bëjmë, nuk do ta kisha pranuar rinovimin. Kjo është ende një sfidë shumë emocionuese për mua. Ndjej se mund të jap një dorë të madhe. Presidenti ka një entuziazëm të madh dhe e ka shumë të qartë se ku dëshiron të shkojë, edhe pse në këtë fazë të parë ka pasur disa ndryshime. Do të ishte turp të tërhiqesha”, u shpreh Bufon.
44-vjeçari aktualisht në Serinë B me Parmën është aktivizuar në 23 ndeshje në total.
Gianluigi Buffon extends with Parma until 2024. He will play until the age of 46! pic.twitter.com/HKt7LxO9mm
— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) February 28, 2022
/f.a/abcnews.al