Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë thirrje që të votohet në OKB rezoluta e hartuar nga Shqipëria dhe SHBA për qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë.
Basha shprehet se sesioni emergjent është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes.
“Sesioni Emergjent i OKB-së, pas Rezolutës së KS të OKB-së të propozuar nga Shqipëria & SHBA, është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim”, shkruan Basha.
Lexo KËTU të gjitha zhvillimet më të fundit për luftën në Ukrainë
Ai thekson se ka gjithmonë vend për dialog dhe se duhet punuar me vendosmëri për paqen dhe sigurinë.
“Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Ky është momenti për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë”, shprehet ai.
The Emergency Session of UNGA after the UNSC Resolution proposed by ??&?? is an opportunity to demonstrate a unified UN position in support of peace, after the unity demonstrated by numerous nations, NATO, and the EU. War is never an option as it brings death and destruction.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 28, 2022