Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Daçiç: Dialogu? Zgjidhja qëndron në Prishtinë

schedule20:45 - 7 Mars, 2019

schedule 20:45 - 7 Mars, 2019

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Beogradi nuk do ta ndalë lobimin kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërsa ka akuzuar disa vende të BE-së për lojë të dyfishtë, Daçiç ka theksuar se problemi në marrëdhëniet me shqiptarët ndodhet në Prishtinë.

David Hale, nënsekretari amerikan për punë politike, është nisur drejt Serbisë. Politikani me eksperiencë në Beograd shihet si njeriu i presidentit, Donald Trump, pasi siç shkruan shtypi pritet zgjidhja këtë vit për Kosovën. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se Heil nuk ka fare nevojë të vizitoj Serbinë pasi problemi është në Prishtinë. Hiqet taksa dhe vazhdojnë bisedimet. Por, ka thumbuar shtetet perëndimore.

Ivica Daçiç: “Ata nuk mund ta kuptojnë se si Prishtina nuk i dëgjon amerikanët. Sinqerisht as unë nuk e kuptoj dhe me duket e dyshimtë. Nuk mendoj se SHBA po luajnë lojë të dyfishtë, por disa shtete të Evropës, pasi nuk duan marrëveshje mbi këto parime, marrëveshje të shpejtë”.

Hale do të takohet me presidentin Vuçiç herët në mëngjes pa deklarime për media, por për Daçiç shumë porosi për Serbinë janë të ndaloj lobimin. Kjo nuk do të ndodh tha ai pa arritur numrin 26 sa ka qenë shtete që kanë njohur Kosovën gjatë bisedimeve.

Ivica Daçiç: “Ata më thonë mua të ndaloj lobimin, kurse para pak ditësh në konferencën istriane, ku ka më shumë se 50 shtete, u miratua një deklaratë nën mbështetjen e Shqipërisë ku u bëhej thirrje shteteve të tërë botës ta njohin Kosovën. Kjo nuk i pengon bisedimet?”

Serbia pret që SHBA t’i bëjnë presion Kosovës për taksën edhe më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!