Reshat Arbana: Po i jap zë kryeveprës së Fishtës që t’ia le trashëgimi brezave

schedule18:16 - 27 Shkurt, 2022

schedule 18:16 - 27 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nika

Aktori i njohur Reshat Arbana gjatë karrierës së tij i ka dhënë jetë mbi 50 roleve në teatër e film, por vitet e fundit i ka dedikuar një vëmendje të veçantë regjistrimit të Lahutës së Malcisë e konsideruar si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.

Pasi na mirëpret në shtëpi, rrëfimin e nis me recitimin  e një prej këngëve. Dëshira e tij është që epopenë e Lahutë së Malcis e cila përshkruan luftërat e dy brezave ta lë trashëgimi ndër breza me zërin e tij.

Mungesa e dëshirës së leximit te brezi i ri mbetet shqetësim kryesor, audio-libri, sipas tij mund të shërbej si nxitje.

Reshat Arbana megjithëse ka skalitur portrete rolesh mjaft të dashur për publikun  si Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani .

Në 2018  u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar “Babai” me të cilin u nderua edhe me çmimin kryesor tek festivali i teatrove atë e cilëson si rol jete. Reshat Arbana mbanë edhe urdhrin “Nderi i Kombit”  për vlera te veçanta në teatër dhe kinematografi. /abcnews.al/