Tre emigrantë kanë humbur jetën pranë ishullit grek Samos, pasi varka me të cilën udhëtonin, u mbyt. Dy nga viktimat ishin fëmijë, të cilët ndërruan jetë pasi u nxorrën nga uji. Ndërkohë në Lampeduzë vijojnë të zbarkojnë emigrantë të cilët kryesisht vijnë nga Libia.
Tre emigrantë, dy prej të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së varkës ku ndodheshin së bashku me 9 persona të tjerë, pranë ishullit grek të Samos. Lajmi është konfirmuar nga rojet bregdetare greke. Dy fëmijët ndërruan jetë pasi u nxorën nga uji, ndërsa pak më vonë në ujë u gjet trupi i një burri. Në varkë ndodhej dhe një fëmijë tjetër. Të mbijetuarit u thanë rojeve bregdetare greke se rezultonte i zhdukur dhe një person tjetër. Ene nuk dihen arsyet e mbytjes së varkës, duke marrë parasysh se deti ka qenë i qetë dhe koha e kthjellët.
Ndërkohë 40 emigrantë kanë zbarkuar në Lampeduzë, mbrëmjen e së enjtes nga të cilët 29 ishin burra, 3 gra dhe 16 minorenë të cilët ishin nisur nga Libia. /abcnews.al