Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha të shtunën se më shumë se 150,000 njerëz janë detyruar të largohen nga dhuna ruse në Ukrainë raporton gazetarja Sahar Akbarzai e “CNN”.
“Më shumë se 150,000 refugjatë ukrainas kanë kaluar tani në vendet fqinje, gjysma e tyre në Poloni dhe shumë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe më gjerë,” tha ai. “Zhvendosja në Ukrainë po rritet gjithashtu, por situata ushtarake e bën të vështirë vlerësimin e numrave dhe dhënien e ndihmës,” tha Grandi në një postim në Twitter të shtunën. / abcnews.al