Nuk arriti dot t’i bindë se dialogu është e vetmja zgjidhje për këtë situatë që përjeton vendi. Në këtë përfundim ka arritur Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Danielson: A dëgjova ndonjë gjë unë sot që tregon apo të çon drejt përfundimit të bojkotimit?Jo, përgjigja është Jo, nuk e dëgjova një gjë të tillë.
Megjithatë këmbëngul në ndryshimin e këtyre qëndrimeve në mënyrë të veçantë të opozitës duke e këshilluar se zgjidhjet e duhura për vendin vijnë nga salla e parlamentit e jo në rrugë.
Danielson: Sa i përket opozitës unë kam theksuar që vendimi i anëtarëve të opozitës për të djegur mandatet parlamentare, minon në mënyrë serioze rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pasiguria duhet tejkaluar në formë urgjente dhe jeta normale demokratike e vendit duhet restauruar. Parlamenti është shtyllë e shtetit, është motori i çdo demokracie të pjekur, duhet të jetë vendi ku diferencat politike diskutohen dhe çohen përpara duke krijuar kushtet për një dialog konstruktiv në kuvend. Kjo është arsyeja pse unë mendova që duhet rikthesuar ajo thirrje që u bë përpara disa ditëve nga zonja Mogerini dhe nga zoti Hahn që ky bojkot i kuvendit është kundërproduktiv dhe minon përpjekjet e reformave të Shqipërisë.
Edhe në të shkuarën Bashkimi Evropian i ka kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Por për fat të keq sot vendi është në një kurth pasigurie politike tha Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson.
Danielson: Nuk ndihmon aspak procesin fakti që opozita nuk është e pranishme në Parlament. Dhe këtë e diskutova e ia bëra shumë të qartë opozitës. Që të bindet Komisioni duhet të kemi progres të vazhdueshëm në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi, në veçanti për procesin e vettingut. Ne do të mbajmë një qëndrim për këtë në raportin që do të hartojmë. Aktualisht jemi në ndjekjen e situatës nga shumë afër dhe të ndjekjes së të gjithë hapave që janë ndërmarrë të cilat do të jenë të gjitha elementë shumë të rëndësishëm kur do të paraqesim raportin për vendin.
Më shumë vëmendje ndaj reformave e veçanërisht ndaj asaj në drejtësi kërkoi Kristian Danielson. Më takimin që zhvilloi me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përsëriti mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme. Implementimi i reformës në drejtësi po ecën përpara. kyç për rolin e ligjit në Shqipëri dhe për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian ka thënë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian pas këtij takimit.
Ndërsa drejtuesve të mazhorancës e opozitës u ka kujtuar se qershori nuk është larg dhe nëse kjo situatë pasigurie nuk tejkalohet, Kristian Danielson u kujton se do të pasqyrohet në raport duke rrezikuar seriozisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian./abcnews.al



