Paraqitjet në ndeshjen e fundit të Barcelonës, kanë krijuar idenë e rikthimit të lojërave të bukura nga katalanasit e Xavi Hernandez.
Barça duhket se është kthyer në rrugën e duhur, e ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë 8 gola dhe ka pësuar vetëm 3 të tillë.
Kjo paraqitje vjen sigurisht edhe falë afrimeve të merkatës së dimrit të cilat po tregojnë se ishin të duhurit për ta “ngritur” Barçën në majat e futbollit europian.
Ndërsa në një intervistë të dhënë nga trajneri i katalanasve , ka treguar për përforcimet e reja të ekipit, duke zbuluar edhe emrin e lojtarit që e ka befasuar më shumë.
“Aubrameyang nuk më ka befasuar. Ai e ka patur gjithmonë këtë aftësi për të shënuar. Adama më ka befasuar me lojën e tij, por lojtari që më ka befasuar më shumë eshte Ferran Torres. Mendoj se është spektakolar. Sergino Dest është një lojtar i nivelit të lartë, i denjë për një skuadër si Barcelona”, ka theksuar Xavi. /f.a/abcnews.al