Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se ka rrëzuar një nga transportuesit e trupave të Moskës pranë Kievit, duke vrarë një numër të madh parashutistësh rusë.
Ministria e Mbrojtjes në Kiev shkroi në një postim në Facebook se avionët luftarakë ukrainas Su-27 kapën një avion që transporton trupa ruse IL-76 MD rreth orës 00:30 me orën lokale (22:30) të shtunën teksa po përpiqej të zbarkonte parashutistët në rajonin e Kievit.
Sipas specifikimeve të lëshuara nga prodhuesi, avioni mund të transportojë deri në 167 ushtarë, si dhe një ekuipazh prej 6-7 personash, shkruan BBC.
“Kjo është hakmarrje për Luhansk 2014”, shkroi në Facebook komandanti i ushtrisë së Ukrainës, gjenerallejtënant Valery Zaluzhny, duke iu referuar rrëzimit të një avioni ukrainas tetë vjet më parë, i cili vrau 40 parashutistë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit. g.v/abcnews.al