Të udhëtosh drejt Parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës duhet të mendohesh mirë. Për të shijuar këtë destinacion turistik duhet të lëvizësh me mjete të larta dhe me goma dimërore, pasi në rrugë ka ende dëborë. Kur arritëm në park takuam vizitorë nga Tirana dhe Fieri.
“Do lëvizim do bëjmë dhe ndonjë foto është hera e parë që vijmë. Rruga kishte pak vështirësi kishte ca momente që ishte e frikshme, po ja vlen sakrifica. S’kemi borë, ushqimi na pëlqeu.”
“Këtu relaksohesh, hahet shëndetshëm. Megjithëse është dimër bora ka bukurinë e saj bora dhe freskinë. Për ne që jetojmë në Tiranë bora është atraktive. Rrugës patëm pak rrëshqitje.”
Rolandi studion për gazetari, në fundjavë punojnë në restorantet e kësaj zone. Na tregon se çfarë shijojnë më shumë turistët.
“Këtu në park gjatë fundjava organizohen grupe të ndryshme grupe turistike për hiking në mal. Ecin në mal. vijë grupe të ndryshe dhe për hiking, ecin nëpër mal, Ushqimet tradicionale të zonës janë pula e fshatit dhe mishi I kecit që janë bio.”
Parku i Qafë-Shtamës që prej 1996 është shpallur park I kategorisë së dytë. Vizitohet kryesisht nga turistë ditorë, pasi mungojnë investimet dhe promovimi për turizmin dimëror.
Në park ka kafshë dhe shpendë, ku spikat, ariu, dhelpra, lepuri i egër, ketri, baldosa, shqiponja apo dhe thëllëza e malit. Veç klimës, ajrit të pastër dhe gjelbërimit, në këtë park ndodhet dhe monumenti I natyrës, I njohur si Kroj i Nënës Mbretëreshë. /abcnews.al