Ish presidenti rus: Nuk kemi nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin

schedule12:09 - 26 Shkurt, 2022

schedule 12:09 - 26 Shkurt, 2022

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka deklaruar se Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin. Deklarata e tij vjen pas miratimit të një valë sanksionesh ndaj Rusisë nga vendet perëndimore., shkruan BBC

Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, tha se ka ardhur koha për të “bllokuar ambasadat”.

Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin.

Është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit.

Medvedev dënoi gjithashtu pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Europës, por tha se diçka e tillë i dha Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje.

/abcnews.al