Platforma e Dialogut sot në Kuvendin e Kosovës

schedule08:51 - 7 Mars, 2019

schedule 08:51 - 7 Mars, 2019

Kuvendi i Kosovës është thirrur sot në seancë plenare për shqyrtimin e platformës për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu ne kete séance, te thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do te behet edhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Seanca është hapur në orën 9.00 por Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka dhënë nje pushim pasi në sallë nuk ka qenë numri i mjaftueshëm i deputetëve për të zhvilluar seancën.

Lidhja demokratike e Kosovës ka paralajmëruar votën kundër kësaj platforme. Kreu i grupit parlamentar të LDK, Abdullah Hoti e cilësoi atë si platformën më absurde që mund t’u prezantohet deputetëve.

Platforma për dialogun Kosovë – Serbi është votuar më herët nga komisioni parlamentar i punëve të jashtme në të cilën morën pjesë vetëm anëtarët e komisionit të mazhorancës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!