Putin i kërkon ushtrisë së Ukrainës të bëjnë grusht shteti ndaj qeverisë

schedule16:34 - 25 Shkurt, 2022

schedule 16:34 - 25 Shkurt, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin u është drejtuar me një thirrje trupave ushtarake ukrainase të dalin kundër qeverisë së tyre.

Duk iu drejtuar atyre Putin u shpreh se forcat ushtarake nuk duhet të lejojnë neo-nazistët të përdorin fëmijët, gratë dhe të moshuarit si mburojë njerëzore.

Lexo edhe:Në prag të një tragjedie nukleare, eksperti bën paralajmërimin e fortë pasi rusët morën Çernobilin

“Ata po veprojnë si terroristë në mbarë botën duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima në radhët e popullsisë. Po ju drejtohem edhe njëherë forcave ushtarake ukrainase. Mos lejonin neo-nazistët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore.

Merreni pushtetin në duart tuaja. Duket se ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje se me atë bandë të narkomanëve dhe neonazistëve në Kiev”, deklaroi Putin. /abcnews.al