2 800 ushtarë të vrarë dhe 516 mjete të shkatërruara, Ukraina: I kemi “dërrmuar” rusët

schedule16:26 - 25 Shkurt, 2022

schedule 16:26 - 25 Shkurt, 2022

Forcat ruse kanë humbur rreth 2,800 ushtarakë dhe 80 tanke gjatë sulmit të tyre në Ukrainë, tha të premten zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar sipas Reuters.

Ajo shtoi në faqen e saj në Facebook se trupat ruse humbën gjithashtu rreth 516 automjete të blinduara luftarake, 10 avionë dhe shtatë helikopterë që nga ora 15:00 me orën lokale.

Ndiqeni LIVE të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Shumë gjëra kanë ndodhur sëfundmi në Ukrainë. Më poshtë gjeni zhvillimet më të fundit:

  • Presidenti rus Vladimir Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase që të marrë pushtetin nga qeveria e tyre duke kryer një grusht shteti.
  • Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit. Ajo pretendon se 200 trupa nga njësitë speciale të Ukrainës u vranë dhe nuk pati viktima ruse. Nuk ka një verifikim të pavarur të pretendimeve nga të dyja palët.
  • Automjetet ushtarake ukrainase kanë hyrë në Kiev për të mbrojtur qytetin nga afrimi i trupave ruse.
  • Dhe ministria e brendshme thotë se 18,000 armë u janë dhënë vullnetarëve, së bashku me udhëzimet për të bërë kokteile Molotov.
  • Rreth 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, u tha deputetëve ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
  • Ukraina thotë se më shumë se 1000 rusë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit.
  • Kremlini thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk.
  • Fokusi i bisedimeve do të jetë që të Ukraina të marrë “status neutral”, i cili do të përfshijë “demilitarizimin”, por nuk ka asnjë provë që Ukraina do të pranonte bisedimet mbi këtë pikë.
  • Polonia po përgatitet të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, tha kryeministri i saj
  • Agjencia e OKB-së për refugjatët vlerëson se rreth 100,000 njerëz janë tashmë të zhvendosur, por beson se deri në pesë milionë mund të përpiqen të ikin jashtë vendit ndërsa konflikti përshkallëzohet.

/abcnews.al