Nga Leontina Nika
Drama e ikjes së rinisë, për një jetë më të mirë, është në qendër të veprës së dramaturgut dhe regjisorit të ri Ledian Gjeçi. Altin Basha thotë se po konkretizohet platforma ime në krye të institucionit për t’i dhënë jetë veprave shqipe shkruar prej brezit të ri.
Në komedi flitet për dy djem shqiptarë të shkolluar mirë, por thellësisht të varfër e të mbytur në borxhe, të cilët i kap policia në flagrancë duke tentuar të ikin jashtë shtetit në mënyrë ilegale. Dramaturgu dhe regjisori thotë se frymëzim pë rte ka qenë realiteti që jeton , ku edhe ai vet që e ka çuar ndërmend largimin për një jetë më të mirë.
Në këtë shfaqje ka një ndërthurje brezash aktori Mehmet Xhelili thotë se ndihet mirë, kur ish studentë të tij bëjnë vepra të mira.
Shpresa për një jetë më të mirë shkatërrohet totalisht. Por, vjen dikush dhe iu ofron djemve një pakt me të cilin ata mund të dalin nga burgu dhe mund të përfitojnë dokumente në çdo shtet evropian, vetëm nëse deklarojnë publikisht sikur janë homoseksualë.
Regjisori thotë se është punuar me shumë kujdes që mos të cënohet asnjë grupim racor. Gjinor apo orientim seksual.
Shfaqja “ Pak Pakt” do të jetë këtë fundjavë në skenën e Teatrit Eksperimental. Kjo komedi është shpallur fituese e fondit të krijimtarisë për të rinj në zhanrin dramaturgji nga “Qendra Kombëtare e librit dhe leximit për vitin 2021″./abcnews.al