“Dua të jem e realizuar 316 gradë”, Beniada bën një tjetër gafë, komenti bëhet viral në rrjet

schedule15:20 - 25 Shkurt, 2022

schedule 15:20 - 25 Shkurt, 2022

Beniada është kthyer në një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Gjatë gjithë aventurës së saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Beniada tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë dhe pozitivitetin që e karakterizonte por dhe për “gafat” që bënte pasi nuk fliste mirë shqip.

Një ndër shprehjet që përdorte shpesh dhe që u bë virale, ishte “Për kokë të Zotit”. Së fundmi, në intervistë për Pardon My French, Beniada ka treguar për angazhimet pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip dhe interesat e saj. Teksa fliste Beniada ngatërrohet dhe thotë “dua të jem e realizuar 316 gradë”.

“Mua s’më intereson vetëm bota e modës sepse mendoj që një vajzë ka nevojë edhe për kurse. Kam filluar të bëj kurse për të përmirësuar anglishten, kam filluar të bëj një kurs për aktrim sepse dua të jem e realizuar në 316 gradë,” tha Beniada. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!