Dinamo e Partizani janë gati për duelin e sotëm, në “Elbasan Arena” prej orës 19:45. Blutë nuk kanë mbrojtësin Sofranac, i pezulluar me kartonë, por i gëzohen rikthimeve të Sidide dhe Prodanit.
Të dy priten titullarë, me afrikanin që do të mbulojë boshllëkun në qendër të mbrojtjes. Partizani nga ana tjetër është i plotë. Më poshtë janë formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:
Dinamo: Harizaj, Bardhi, Sidibe, Imami, Prodani, Siljanovksi, Lilaj, Ibraimi, Haxhiu, Denisson, Reginaldo. Trajner: Devolli
Partizani: Hoxha, A. Marku, Bitri, Belica, Sota, Mala, Rrapaj, Kallaku, Stenio Junior, Cara, Skuka. Trajner: Mehmeti. / abcnews.al