Presidenti i Ukrainës ka thënë se vendi i tij ka mbetur i vetëm përballë agresionit rus pasi Kremlini filloi një pushtim në shkallë të gjerë duke vrarë më shumë se 130 ukrainas në ditën e parë, shkruan The Guardian
Në një fjalim drejtuar kombit pak pas mesnate, Volodymyr Zelenskiy tha:
“Ukraina ka mbetur e vetme përballë agresionit rus. Kush është i gatshëm të luftojë përkrah nesh?
Nuk ka asnjë. Kush është i gatshëm t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësimin në NATO?
Të gjithë kanë frikë.
Zelenskiy tha se 137 ukrainas, si personel ushtarak dhe civil, janë vrarë që nga fillimi i sulmit të enjten ndërsa 316 janë plaogosur, tha ai. Presidenti shtoi se ai dhe familja e tij do të qëndrojnë në Ukrainë, pavarësisht se Rusia e identifikoi atë dhe famijen e tij si objektin kryesor.
“Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke rrëzuar kreun e shtetit. Unë do të qëndroj në Ukrainë së bashku me familjen time.
Unë jam objektivi kryesor i qeverisë ruse, ndërsa familja ime objektivi i dytë.”
/abcnews.al