Conference League ka mësuar edhe 3 skuadrat e tjera që kanë arritur të kalojnë në turin tjetër të këtij kompeticioni.
Vitesse falë fitores 2-0 të arritur mbrëmjen e sotme përballë Rapid Vienna, kalon në fazën tjetër. Kujtomë se takimi i parë mes tyre ka përfunduar në shifrat 2-1 për Radip Vienna.
Po ashtu një biletë për në fazën tjetër siguroi edhe Slavia Prague e cila arriti që të kalonte “pengesën” Fenerbache, pasi e mposhti me shifrat 3-1, me takimin e parë që kishte përfunduar me rezultatin 3-2.
Skuadra e fundit që vazhdon rrugëtimin e saj në Conference League duhet të vendoset pas kohës shtesë, mes PAOK dhe Midtjylland. Takimi i sotëm mes tyre ka përfunduar me shifrat 2-1 për PAOK , ndërsa takimi i parë 1-0 për Midtjylland. /f.a/abcnews.al