Zyrtari amerikan: Rusia ka hedhur më shumë se 160 raketa ajrore mbi Ukrainën

schedule22:49 - 24 Shkurt, 2022

schedule 22:49 - 24 Shkurt, 2022

Rusia ka lëshuar “në total më shumë se 160 raketa në sulmet ajrore” kundër Ukrainës, tha për gazetarët një zyrtar i lartë amerikan, shkruan BBC.
Shumica e raketave janë “raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi”, megjithatë sulmet totale ajrore përfshijnë një “përzierje raketash me rreze të mesme veprimi si dhe raketa lundrimi”, tha zyrtari, raporton CNN.

Lexo edhe: “Putin shpik fabula për të zgjatur mbretërimin”, analisti: NATO kërcënim për Rusinë

Rusia ka lëshuar “në total më shumë se 160 raketa në sulmet ajrore” kundër Ukrainës, tha për gazetarët një zyrtar i lartë amerikan, shkruan BBC.
Shumica e raketave janë “raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi”, megjithatë sulmet totale ajrore përfshijnë një “përzierje raketash me rreze të mesme veprimi si dhe raketa lundrimi”, tha zyrtari.
Forcat ukrainase luftuan me pushtuesit rusë në tre anët ditën e sotme pasi Moska ndërmori një ofensivë ushtarake nga toka, deti dhe ajri në sulmin më të madh ndaj një shteti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli luftë në një fjalim televiziv para agimit, shpërthime dhe të shtëna armësh u dëgjuan gjatë gjithë mëngjesit në Kiev, një qytet me 3 milionë banorë.
Ndërkohë këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës tha se forcat ruse kanë marrë nën kontroll ish-centralin bërthamor të Çernobilit, vetëm 90 km në veri të kryeqytetit, dhe aeroportit Hostomel në rajonin e Kievit, ku ishin zbarkuar më parë parashutistët.

Shkëmbime të rënda zjarri po ndodhin gjithashtu në rajonet e Sumy dhe Kharkiv në verilindje dhe Kherson dhe Odessa, një qytet i madh dhe porti më i rëndësishëm detar i Ukrainës, në jug.
Autostrada që shkonte në perëndim nga Kievi u bllokua nga trafiku në pesë korsi, ndërsa banorët u larguan, nga frika e bombardimeve, teksa kishin ngecur në makinat e tyre.
Putin u tha njerëzve të biznesit në Moskë të enjten në mbrëmje se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vepronte ushtarakisht, ndërsa udhëheqësit perëndimorë dënuan liderin rus dhe premtuan sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike.

“Kjo sipërmarrje e shëmtuar dhe barbare e Vladimir Putin duhet të përfundojë në dështim,” i tha parlamentit kryeministri britanik Boris Johnson, duke njoftuar masat që synojnë bankat, anëtarët e rrethit më të ngushtë të Putinit dhe rusët super të pasur që gëzojnë stile jetese në Londër.

Si nisi dita

Dita nisi me raketat që binin mbi bazat ushtarake ukrainase. Sulmi solli një fund katastrofik të përpjekjeve diplomatike të pafrytshme nga udhëheqësit perëndimorë për të shmangur luftën.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje ukrainasve të mbrojnë vendin e tyre dhe tha se armët do t’i jepen kujtdo që është i gatshëm të luftojë.
“Ajo që kemi dëgjuar sot nuk janë vetëm shpërthime raketash, luftime dhe gjëmime avionësh. Këto veprime po e largojnë Rusinë nga bota e qytetëruar,” tha Zelenskiy.
Në fjalimin e tij, Putin tha se kishte urdhëruar “një operacion të posaçëm ushtarak” për të mbrojtur njerëzit, përfshirë qytetarët rusë, të nënshtruar ndaj “gjenocidit” në Ukrainë – një akuzë që Perëndimi e quan propagandë të pabazë.

“Dhe për këtë ne do të përpiqemi për çmilitarizimin e Ukrainës”, tha Putin.
Pasi iu referua më herët në fjalimin e tij arsenalit të fuqishëm bërthamor të Rusisë, ai gjithashtu paralajmëroi: “Kushdo që përpiqet të na pengojë … duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme.

Dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni hasur kurrë në historinë tuaj .”
Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti veprimin rus një “sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar” dhe shefi i marrëdhënieve të jashtme të BE-së Josep Borrell tha: “Këto janë ndër orët më të errëta të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Liderët e BE-së vendosën sanksione të reja, duke ngrirë asetet ruse, duke ndaluar aksesin e bankave të saj në tregjet financiare evropiane dhe duke goditur “interesat e Kremlinit”, thanë zyrtarë të lartë. Grupi i Shtatë vendeve kryesore të industrializuara u takua gjithashtu dhe Shtëpia e Bardhë shpalli sanksione të reja.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi në një konferencë për shtyp një seri sanksionesh që do të shkaktonin ndikime afatgjata për Rusinë.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Thesari i SHBA ka vendosur sanksione ndaj 24 individëve dhe subjekteve bjelloruse.
Në listë janë të përfshirë të gjithë ata që kanë mbështetur pushtimin rus të Ukrainës.
Më herët edhe kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se do të shtrijë masat e tij edhe në Bjellorusi, një aleat i ngushtë i Rusisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!