Pavarësisht avantazhit të madh ushtarak, rusët duket se po përballen me rezistencë të madhe në Ukrainë duke humbur ushtarë dhe teknike ushtarake gjatë 16 orëve të para të sulmit.
Rusët nuk kanë marrë dot as qytetin e Kharkivit pavarësisht se është shumë pranë kufirit dhe e kanë rrethuar.
Lexo edhe: Drejt kufirit: SHBA-të ngrenë urgjentisht në ajër “përbindëshin” e qiejve pas sulmit rus ndaj Ukrainës
Por, drama më e madhe e kësaj lufte duket se po ndodh vetëm pak kilometra larg kryeqytetit ukrainas, pikërisht në aeroportin e Hostomelit, shtëpia e avionëve transportues “Antonov 225” më të mëdhenj në botë.
Ndiq LIVE zhvillimet më të fundit mbi luftën në Ukrainë
Autoritetet ukrainase raportuan pak minuta më parë se ushtria e tyre ka marrë kontrollin e këtij aeroporti gjatë orëve të mbrëmjes, të cilin e kishin humbur gjatë ditës.
Lexo edhe: VIDEO/ Pallate të shkatërruara dhe njerëz të vdekur rrugëve, pamjet e dhimbshme pas sulmit rus ndaj Ukrainës
KyivPost raporton duke iu referuar burimeve zyrtare se trupat ukrainase e kanë rimarrë aeroportin, i cili është tepër i rendësishëm për vijimin e një sulmi rus ndaj Kievit. Këshilltari i Presidentit Ukrainas, Akleksei Arestovich i cili thotë: Më në fund i kemi përzënë! /abcnews.al