Rama: Shqipëria është një gur i çmuar për eksploruesit

schedule09:24 - 6 Mars, 2019

schedule 09:24 - 6 Mars, 2019

Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm ndjekësit në rrjetet sociale me një artikull të ‘Culture Trip’ që veçon bregdetin e Shqipërisë si një ndër destinacionet më romantike të Ballkanit.

”Riviera shqiptare ende është e panjohur për të huajt, por me ujin e saj blu, plazhet e pacenuar dhe limanet, është një vend i përkryer për një arratisje romantike e të përballueshme. Mënyra më e mirë për të eksploruar është të marrësh me qira një makinë dhe të shëtisësh përgjatë bregut. Kudo që të ndalosh do të ndeshësh një plazh të egër shkëmbor. Vetë Shqipëria është një gur i çmuar për eksploruesit e vërtetë dhe i përshtatshëm për ata çifte që kanë nevojë për diçka më shumë se një plazh dhe një koktej”- shkruhet në artikull. /abcnews.al