Merret peng për një orë 22-vjeçari në Fier, arrestohen dy vëllezër

schedule16:18 - 24 Shkurt, 2022

schedule 16:18 - 24 Shkurt, 2022

Një 22-vjeçar në Fier është marrë peng nga dy persona, vëllezër me njëri tjetrin. Policia bën me dije se I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç kanë mbajtur peng për një orë të riun me iniciale J.G. duke e kërcënuar për jetën.

Dy vëllezërit janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve”, njofton policia.