Shkon në 235 numri i viktimave nga atentati terrorist i të premtes në një xhami në Egjipt. Presidenti Al Sisis u premtoi të plagosurve gjatë vizitës në spital, se do të merrej hak për çdo viktimë.
Aviacioni ushtarak egjiptian shkatërroi disa automjete të përdorura të premten në sulmin në xhaminë e Rauda, së bashku me disa magazina që përmbanin armë dhe municione. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i forcave të armatosura të Kajros.
Presidenti egjiptian Al Sisi kishte premtuar më parë se ushtria dhe policia do të merrnin hak për martirët dhe do të rivendoste me forcë dhe brenda një kohe të shkurtër sigurinë në rajon
Sulmi nuk është marrë ende përsipër zyrtarisht por përgjegjësia bie mbi grupe xhihadiste dhe kishte si objektiv xhaminë e Rauda e vendosur rreth 40 kilometra në lindje të Sinait Verior
Bilanci më i fundit i viktimave i publikuar nga televizioni shtetëror egjjiptian flet për 235 të vdekur dhe të paktën 109 të plagosur. Ky është atentati më i përgjakëshmë që ka ndodhur ndonjëherë në rajonin ku veprojnë grupe të ndryshme militantësh xhihadistë.
Xhamia konsiderohej një vend lutjeje për komunitetin sufi, një rrymë islamike më radikale e cila inkurajon kultin e të shenjtëve./abcnews.al