Vasilika Hysi: Meta e ka të vështirë të ulë palët në tavolinë

schedule19:45 - 5 Mars, 2019

schedule 19:45 - 5 Mars, 2019

Vasilika Hysi në studion e “ABC news” është shprehur se PS nuk do të pranojë kurrsesi që të negociohet pushteti në tavolinë. Më tej gjatë fjalës së saj ajo ka dalë në mbështetje të deputetëve të rinj të cilët u betuan sot në Kuvend. Sipas saj gjuha që përdori sot Basha ndaj tyre është e dënueshme.  Ajo gjithashtu tha se Presidenti Meta e ka të vështirë të ulë palët politike në tavolinë, pasi ka gjysmën e familjes në opozitë.

“Figura e Presidentit është e rëndësishme sepse përfaqëson unitetin e popullit dhe është mbi partitë politike dhe askush nuk e ndalon që të ulë palët në tavolinë. Por mesa kuptoj mendoj se Presidenti e ka të vështirë pasi gjysmën e familjes e ka në opozitë Presidenti mund të thërrasë një tryezë për të dialoguar dhe jo për të negociuar”. 

Ajo gjithashtu është shprehur se opozita i dogji mandatet si strategji për të mbajtur elektoratin pas vetes.

“Kjo është një strategji që përdor opozita për të mbajtur elektoratin të karikuar dhe është për të përgatitur protestën e radhës më 16 Mars.  Opozita kërkon të bëjë një formë presioni për kandidatë e rinj që janë në listë. Gjuha që ka përdorur lideri i opozitës është në gjuha që bie ndesh me kushtetuarën dhe Kodin Zgjedhor.  Asnjë nga ne nuk ka të drejtë të cilësojë përbërjen cilësore të kandidatëve të partive politike. Ajo listë është përpiluar nga PD. Unë i respektoj deputet sepse ata kanë ardhur nga lista e deputetëve të opozitës. Lidhur me cilësinë e tyre unë nuk mund të flas dhe nuk i njoh ende CV që kanë. Ndërsa ata që erdhën sot kishin një përvojë relativisht të gjatë pune dhe nuk ishin pa përvojë fare”.

Ndërsa sa i përket dialogut që bën mazhoranca ndaj opozitës tha se PS është pro dialogur dhe kundër negocimit të pushtetit.

“Dialogu do të thotë që ka dy pale dhe do dialogojnë për çështjet por nuk mund të negociohet pazare.   Ai vë kushte dhe ai nuk kërkon as dialog por ai vë kushte dhe thotë dua qeveria teknike, kalojmë në zgjedhje të parakohshme dhe pa kryeministër Edi Ramën. Kjo forcë ka një program politik dhe mban përgjegjësi politike para zgjedhësve të vet. Ne nuk e kemi problemin me ata që na kanë votuar por me opozitën e cila ka zgjedhur instrumente vetëvrasëse për të ardhur në pushtet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!