Ukraina thotë se automjetet ushtarake ruse kanë kaluar në vend në drejtime të shumta, duke përfshirë nga Bjellorusia në veri dhe Krimea në jug.
Kalime të tjera janë bërë në lindje, në rajonin e Kharkhiv dhe Luhansk. Sipas shërbimit kufitar të Ukrainës, Rusia hapi zjarr me artileri përpara se të dërgonte automjete ushtarake, raporton BBC.
Në një vlerësim të zyrtarëve të inteligjencës perëndimore 10 ditë më parë, u vlerësua se që Rusia të nisë një sulm të suksesshëm në Kiev nga veriu, njësitë ushtarake më të afta të Ukrainës në lindje, përballë Donbasit do të duhej të rrethoheshin dhe /ose neutralizohet. Provat e deritanishme sugjerojnë se sulmi vjen nga çdo drejtim. /abcnews.al