Kryeqytetet e Gjermanisë dhe Francës kanë treguar solidaritet për Kievin sonte duke veshur monumentet e tyre historike nën ngjyrat e flamurit të Ukrainës blu dhe verdhë.
“Ne po tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, për shumë berlinezë me rrënjë ukrainase, por edhe për shumë rusë që duan paqe në Rusi dhe Ukrainë,” tha kryebashkiaku i Berlinit Franziska Giffey.
Lexo edhe: Biden vendos sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit rus “Nord Stream 2”
Nga ana tjetër Zvicra njoftoi se nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë për shkak të krizës Moskë-Kiev. Ministrat e qeverisë zvicerane u takuan sot dhe dënuan njohjen nga Rusia të Donetskut dhe Luhanskut si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por nuk shpallën sanksionet kundër Kremlinit.
Rusia është një partner i rëndësishëm biznesi për Zvicrën.
Gazsjellësi Nord Stream që ndërton tubacionet e gazit nga Rusia në Evropë e ka selinë e tij në qytetin zviceran të Zug. Në përgjigje të aneksimit të Krimesë në vitin 2014, përgjigja e Zvicrës ishte e njëjtë – pa sanksione.
/abcnews.al/