Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për sulmin e ndodhur dje në një xhami në Egjipt, ku humbën jetën 300 vetë.
Në mezazhin e ngushëllimit dërguar presidentit të Egjiptit, Meta ka dënuar sulmin terrorist dhe ka shprehur mbështetje për popullin egjiptian.
Mesazhi i plotë i Presidentit Meta
I nderuar Zoti President
Jam shumë i tronditur nga sulmet e sotme mizore terroriste që goditën një prej Xhamive të Sinait e ku humbën jetën qindra besimtarë të pafajshëm e dhjetra të tjerë u lënduan.
Më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave, ndërsa të lënduarve t’i uroj shërim të shpejtë e kthim sa më parë në jetën normale.
I dënoj me forcë këto akte barbare terroriste, që synojnë të frikësojnë shoqërinë egjiptiane dhe të kërcënojnë sigurinë e Egjiptit e të rajonit.
Ju siguroj se, në këto momente të vështira e të dhimbshme, si dhe në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, unë dhe populli shqiptar jemi me Ju dhe popullin egjiptian./abcnews.al