Bëri rolin e goleadorit përballë Olympiacos, Gjimshiti: Ndeshja nesër do jetë ndryshe

schedule19:24 - 23 Shkurt, 2022

schedule 19:24 - 23 Shkurt, 2022

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti në sfidën e parë të luajtur me Olympiacos, në kuadër të ndeshjeve të Europa League, në fazën e 1/8 i dha fitoren skuadrës së Atalantës.

Në këtë takim si rrallë herë, u shfaq në rolin e një goleadori i cili nuk fal para portës, duke ndëshkuar dy herë greket për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

2 gola për 3 minuta, në atë ndeshje kishte një “hero” dhe ai ishte padiksutim mbrojtësi shqiptarë, i cili me golat e tij ngriti në këmbë gjithë stadiumin e Bergamos.

Mbrojtësi 29-vjeçari foli sot për mediat rreth transfertës në Pire, takim që do të zhvillohet ditën e enjte ora 18:45.

“Si ndihem si goleador? Jam i lumtur, mbi të gjitha për ekipin, por le të fokusohemi te ndeshja e nesërme. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë.

Ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe, ata janë mësuar të luajnë futboll sulmues dhe nesër do jenë më pak të kujdesshëm se në Bergamo, do të guxojnë më shumë.

Është normale që ne të flasim me njëri-tjetrin. Ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë më mirë dhe të përmirësohemi, në mënyrë që të kuptojmë se çfarë të bëjmë për të fituar.

Më pëlqen të dal në sulm, po para së gjithash unë jam një mbrojtës. Më pëlqen të sulmoj kur ka hapësira, kjo është edhe ajo që më kërkon trajneri”, deklaroi Gjimshiti. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!