Milani fitues i Scudettos? Sacchi shpjegon se si kuqezinjtë mund të triumfojnë

schedule16:15 - 23 Shkurt, 2022

schedule 16:15 - 23 Shkurt, 2022

Gara në Seria A për të fituar Scudetton sa vjen dhe bëhet më e luftuar me Napolin, Interin dhe Milanin që vetëm 2 pikë i ndajnë skuadrat mes tyre.

Kuqezinjtë janë kryesuesit e tabelës së Serie A me dy pikë epërsi ndaj Interit dhe Napolit. Nerazzurrët kanë një lojë më pak, por humbën një shans për të kapërcyer rivalët lokal fundjavën e kaluar duke humbur 2-0 kundër Sassuolos në Giuseppe Meazza.

Një luftë e fortë mes tyre për të rrëmbyer edhe titullin kampion në Seria A. Për “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Milanit dhe Italisë, Arrigo Sacchi ka shpjeguar se si ish-klubi i tij mund të fitojë titullin e parë në më shumë se dhjetë vjet.

“Gara është emocionuese dhe përfshin Interin, Milanin dhe Napolin. Kuqezinjtë kanë dëshmuar se mund të humbasin kundër kujtdo nëse nuk luajnë si skuadër, madje edhe kundër Salernitanas së vendit të fundit. Skuadra e Piolit nuk është më e mira në Itali, por luan futboll të mirë. Megjithatë, nëse ata nuk punojnë si një grup i bashkuar ku të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin, ata nuk do të shkojnë askund”.

“Rosonerët fikën motorin në Salerno. Më pyesin shpesh: ‘A mund ta fitojë Milani titullin?’ Po, me kusht që të gjejnë angazhimin dhe etikën e duhur të punës. Ata mund të fshehin përvojën dhe kufizimet e tyre teknike vetëm duke luajtur futboll të mirë”, theksuar trajneri italian. /f.a/abcnews.al